Opozita dorëzon në Kuvend raportin për Ballukun, Bardhi: Pro arrestimit! PD “numëron” 6 arsyet: SPAK rendit 80 prova…

Opozita dorëzon në Kuvend raportin për Ballukun, Bardhi: Pro arrestimit! PD “numëron” 6 arsyet: SPAK rendit 80 prova…

foto ilustrim: gazment bardhi-belinda balluku TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend raportin e 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve, ku rekomandojnë votën pro për autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut. Në një konferencë për mediat, kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi bëri të ditur lajmin së bashku me 4 anëtarët e tjerë të opozitës në këtë këshill.  Bardhi zbuloi detaje nga raporti në fjalë, duke theksuar se kërkesa e SPAK është e bazuar në prova dhe nuk ka motivim politik. Sipas Bardhit, bëhet fjalë për prova që tregojnë korrupsionin e kryer nga Belinda Balluku. Në raport, opozita rendit 6 arsyet kryesore se përse duhet t'i hiqet mandati Ballukut: 1. Provohet se ekziston një procedim penal i ligjshëm dhe se në rastin konkret jemi përpara prezumimit...