Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta
Ka nisur me tensione sesioni i ri parlamentar për vitin 2026, por është mbyllur në vetëm 30 minuta. Që në nisje të seancës ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi nisi fjalën, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren dhe kanë kërkuar largimin e Belinda Ballukut nga salla. “Si nuk u lodhe o burrë’, dëgjohet Peleshi duke iu drejtuar Gazment Bardhit i cili fliste mbi fjalën e tij duke kërkuar largimin e zv. kryeministres nga salla e Kuvendit.
Burimi:
opinion.al