Operacioni i bujshëm amerikan në Venezuelë, Harxhi: Gëzimi i popullit venezuelian na kujton vitet ’90 në Shqipëri

Operacioni i bujshëm amerikan në Venezuelë, Harxhi: Gëzimi i popullit venezuelian na kujton vitet ’90 në Shqipëri

Një operacion i forcave speciale amerikane në Venezuelë, i përshkruar si një ngjarje me përmasa historike, po analizohet si një pikë kthese në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Diplomatja Edit Harxhi, në një analizë të saj, thekson se ky zhvillim nuk është një veprim i rastësishëm, por pjesë e një strategjie të mirëpërcaktuar të administratës së presidentit Donald Trump. Sipas Harxhit, administrata e dytë e presidentit Trump ka pasur që në fillim një doktrinë dhe plane të qarta, që synojnë të rivendosin rolin e Amerikës në rendin botëror. Kjo strategji matet me suksese të prekshme, siç janë përfundimi i luftërave, arritja e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe, siç shihet në rastin e Venezuelës, shpëtimi i shteteve nga diktaturat dhe narkotrafiku. Ajo përmendi si shembuj të...