Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për ndryshime ligjore që do të mundësojnë mbrojtjen e kabinetit të tij nga masa e pezullimit nga detyra shihen me shqetësim nga shoqëria civile për efektin që do të kenë në luftën kundër korrupsionit dhe në procesin e integrimit europian.  Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për të penguar Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme që të ndërmarrë masën e pezullimit nga detyra për ministrat e kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Deklaratat publike të Ramës erdhën si kundërpërgjigje ndaj një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që la në fuqi pezullimin nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku duke rrëzuar pretendimin e Ramës se...