“Nxënësit janë me 2 turne”, Braçe paralajmëron padi penale ndaj Tatimeve

“Nxënësit janë me 2 turne”, Braçe paralajmëron padi penale ndaj Tatimeve

Erion Braçe TIRANË- Deputeti i PS, Erion Braçe, kërkoi para Kuvendit llogari për arsyen që nuk është bërë seanca pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Sipas tij, javës që vjen është “javë e gjelbër” dhe kanë kaluar më shumë se katër javë nga paraqitja e kërkesës, ndërkohë që Rregullorja e Kuvendit parashikon një afat maksimal prej tre javësh.  Braçe nënvizoi se mos hapja e shkollës “Edith Durham”, rindërtimi i së cilës ka përfunduar në tetor, ka bërë që 850 nxënës të frekuentojnë turnin e dytë dhe 1700 prindër e gjyshër janë në kaos. Deputeti foli edhe për disa kërkesa informacioni kundrejt Drejtorisë së Tatimeve, AKU, ISUV etj, për të cilat afatet janë tejkaluar. Ai tha se në këto kushte do të kalojë në kallëzim penal. Erion...