Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘Numër alarmant aksidentesh në rrugën e Kombit’, PD: Papërgjegjshmëri e qeverisë. Nuk u mor asnjë masë parandaluese
Deputeti i Partisë Demokratike denoncon se në rrugën e Kombit nuk është marrë asnjë masë parandaluese, si hedhja e kripës, për të shmangur aksidentet, ndërsa zona e veriut është përfshirë nga moti i keq me dëborë. Në një reagim në emër të PD-së, ai shprehet se ndonëse pritej moti i keq, autoritetet nuk kanë vepruar. Ai akuzon qeverinë se ka dështuar në sigurinë publike. “Partia Demokratike denoncon me forcë papërgjegjshmërinë e plotë të institucioneve shtetërore, të cilat, edhe pse ishin të paralajmëruara për motin e keq, nuk morën asnjë masë parandaluese në Rrugën e Kombit. Moshedhja e kripës dhe neglizhenca e plotë e qeverisë kanë sjellë kaos në qarkullim dhe një numër alarmant aksidentesh, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve. Kjo është një...