“Nuk patëm frikë, luftuam”, Rajmonda Bulku i bashkohet protestës së PD-së, kujton ditën kur qytetarët rrëzuan bustin e Enver Hoxhës

“Nuk patëm frikë, luftuam”, Rajmonda Bulku i bashkohet protestës së PD-së, kujton ditën kur qytetarët rrëzuan bustin e Enver Hoxhës

Partia Demokratike mban sot protestën e katërt kombëtare para kryeministrisë. Tubimit të sotëm i është bashkuar edhe aktorja Rajmonda Bulku. Duke hequr paralele me 20 shkurtin e vitit 1991, kur qytetarët rrëzuan shtatoren e diktatorit komunist Enver Hoxha, aktorja ftoi qytetarët të bashkohen në mënyrë që fëmijët të kenë mundësi të jetojnë në një vend më të mirë dhe të mos braktisin Shqipërinë. Bulku: Ju falenderoj që sot doni edhe nga unë një fjalë, të them dhe të kujtoj atë ditë historike të 20 shkurtit 1991.  Nuk patëm frikë, luftuam kundër një ushtrie që nuk duhet harruar që ishte akoma Partia Komuniste në krye. Kishim një frymë të gjithë bashkë, hoqëm frikën, morëm guximin sepse donim lirinë. Të dashur qytetarë dua të kujtoj atë frymë...