“Nuk ngre karton që t’i hiqet imuniteti”, Rama për Ballukun: Do ketë në krah vetëm avokatët e saj

“Nuk ngre karton që t’i hiqet imuniteti”, Rama për Ballukun: Do ketë në krah vetëm avokatët e saj

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Belinda Ballukun për punën e bërë në krye të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Në mbledhjen e grupit të PS, Rama u shpreh se Balluku, në betejën ligjore, do ketë në krah vetëm avokatët e saj. Rama shtoi se e respekton pavarësinë e drejtësisë, por tha se nuk do të ngrejë kartonin në Kuvend, për heqjen e imunitetit të Ballukut. “Mua nuk më intereson çfarë do thonë. Kur shoh bulevardin çfarë mban, e shoh me keqardhje tokën ku janë shtruar ato pllaka. Unë nuk kam më asgjë për t’i provuar vetes sime. Këtu jam akoma për të dhënë gjithçka që kam brenda vetes, që Shqipëria të mos humbasë mundësinë historike që kemi krijuar dh na është krijuar edhe për rrethana...