No Image Available

Nuk morën lejen e Policisë, Berisha: Organizojmë protesta paqësore, molotovët nuk i hedhim ne!

Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar vendimin e Policisë së Shtetit, e cila nuk i dha leje Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën e planifikuar pasditen e sotme, në orën 18:00. Në një dalje për mediat, pak orë para nisjes së tubimit, Berisha ka theksuar se opozita organizon protesta paqësore.  Berisha ka paralajmëruar se protestat do të vijojnë deri në fitore, ndërsa tha se molotovët nuk i organizon Paria Demokratike. Madje sipas tij, në protestën e fundit ishte policia ajo që hodhi molotov drejt protestuesve.  “Protesta është paqësore. Po të mos e kishim, nuk do të thoshim “protestë paqësore”. Ne e kemi platformë këtë. Ne jemi opozitë demokratike. Opozita nuk ka banditë. Ky është një akt provokacioni i rëndë i tyre dhe nuk...