Nuk liroi foltoren dhe u përplas verbalisht me deputetët e PS, grupi i socialistëve kërkon 20 ditë përjashtim për Agron Shehaj
Grupi i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga punimet e Kuvendit për deputetin e partisë Mundësia, Agron Shehaj. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se socialistët kërkojnë 20 ditë përjashtim. Në seancën e së hënës Shehaj ka bllokuar foltoren dhe pas tërheqjes së vëmendjes ai nuk e ka liruar atë duke penguar vazhdimin normal të seancës parlamentare. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv