Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Nuk lahet kollaj kjo punë”/ Përmbytjet në vend, ironizon Murrizi: Kjo “hasmëri” nuk shpëton pa “ngrënë” koka të tjera
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me mosreagimin e duhur për përmbytjet e shkaktuara në vend pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet se më shumë është ngritur si çështje rasti i kapjes së presidentit venezuelian Nicolas Maduro, sesa situata në vend. “Meqë shumë analisto-sovranisto-sorroisto-llapaqenisto-komunistë kanë shprehur tërë talentin e tyre të formimit profesional juridiko-penal dhe të së drejtës ndërkombëtare, duke deklaruar se Amerika dhe Presidenti TRUMP kanë shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe sovranitetin e një shteti tjetër, pa qenë ligjërisht në gjendje lufte me Venezuelën… Po ja që e arrestoi, e rrëmbeu, e mori peng, e grabiti apo e vodhi Maduron natën dhe e dërgoi në USA pa i marrë leje...