“Nuk ka vend për se*sizëm në institucionet…”/ Ofendimet e Ballës ndaj Vokshit në Parlament, reagon “EPP Women”
Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane ka reaguar ashpër pas sulmit verbal me natyrë seksiste të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndaj zv. kryetares së tyre, Albana Vokshi, gjatë seancës plenare të Kuvendit ditën e djeshme. Balla i referoi Vokshit numrin “0900”, një aluzion i qartë ndaj linjave telefonike seksi. Në deklaratën e tyre, EPP Women theksojnë se komentet e tilla dhe poshtërimi personal nuk kanë vend në institucionet demokratike dhe se indiferenca e shumicës ndaj incidentit është e papranueshme. Grupi shpreh solidaritet të plotë me Vokshin dhe bën thirrje që të gjithë aktorët politikë të respektojnë dinjitetin e grave dhe të shmangin gjuhën dhe sjelljet seksiste. “Respekti dhe toleranca zero ndaj seksizmit duhet të udhëheqin institucionet tona politike,” thekson EPP...
Burimi:
sot.com.al