“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, në një intervistë në Klan News foli për zhvillimet e fundit politike në vend. Duke komentuar zgjedhjet në PD për kryetarin e partisë, Salianji deklaroi se nuk e përjashton kandidimin. Ai shtoi se megjithatë mendon se nuk ka rregulla loje në Partinë Demokratike, në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të partisë. “Nuk e përjashtoj kandidimin për kryetar të PD-së. Nuk ka rregulla loje. Nuk ka meritokraci sot në Partinë Demokratike. Demokratët kanë shprehur shqetësimet në Foltoret e PD-së. PD sot nuk ka kandidatët për zgjedhjet lokale të 2027-s, nuk ka mënyrën sesi do zgjidhen kandidatët, nuk ka ende drejtuesit në disa zona, që do drejtojnë fushatën në disa bashki. Shqetësimi im është si ta bëjmë PD-në fituese, jo si...