“Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal”, Rama: Negociatat me BE i mbyllim brenda mandatit tonë!

“Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal”, Rama: Negociatat me BE i mbyllim brenda mandatit tonë!

edi rama DURRËS- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partia Socialiste se negociata me Bashkimin Europian do të mbyllet brenda mandatit të katërt. Rama theksoi se negociatat nuk janë ndalur për asnjë sekond. Kreu i qeverisë nënvizoi se Raporti i Komisionit Europina për Shqipërinë është i shkëlqyer, duke shtuar se 'nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që e ndal këtë rrugëtim'. "Tjetra që është shumë e rëndësishme që ne duam ta komunikojmë me publikun, pasi nuk është vetëm një çështje teknike, ne e ngritëm çështjen e anëtarësimit në BE, në një çështje mes nesh dhe atyre që kishim nga mbrapa, që pretendonin se do na kapnin këmbët dhe do na rrëzonin. Është shumë e bukur se si është kthyer përmbys historia....