‘Nuk ka izolim të opozitës në arenën ndërkombëtare’/ Balliu: Në Mynih ngrita alarmin për pastrimin e parave në ndërtim
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një intervistë në Syri TV u shpreh se siguria kibernetike ishte në qendër të diskutimeve në Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku ai mori pjesë. Sipas tij, ndërsa vendet perëndimore po rrisin standardet e mbrojtjes kibernetike, në Shqipëri kjo fushë është lënë në dorë të grupeve kriminale. Balliu deklaroi se ka informuar zyrtarë të lartë ndërkombëtarë për çështje që lidhen me pastrimin e parave dhe krimin e organizuar, duke përmendur edhe emrin e Ergys Agasit. Ai theksoi se sipas tij, ndërkombëtarët janë tashmë të vetëdijshëm për situatën problematike në vend. Ai hodhi poshtë pretendimet për izolim të opozitës, duke thënë se komunikimi me partnerët ndërkombëtarë është i vazhdueshëm. Balliu: Fillimisht në epiqendër të diskutimit ka qenë siguria kibernetike, ...
Burimi:
syri.net