‘Nuk ka arritur të sigurojë as një vizitë në Amerikë/ Kalemaj: Rama po tenton lobim pas sinjaleve nga SHBA

‘Nuk ka arritur të sigurojë as një vizitë në Amerikë/ Kalemaj: Rama po tenton lobim pas sinjaleve nga SHBA

Politologu Ilir Kalemaj, i ftuar në emisionin e Adi Krastës në Syri TV, deklaroi se Shqipëria ka shumë pak hapësirë manovrimi në një botë gjithnjë e më shumëpolare, ku përplasjet mes SHBA-së dhe Bashkimit Europian krijojnë ndasi të forta edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, Shqipëria gjendet mes dy “gjigandëve”: SHBA-së, që garanton sigurinë, dhe BE-së, që përfaqëson trajektoren ekonomike dhe integruese të vendit. Ai theksoi se roli i Shqipërisë në skenën globale duhet parë me realizëm dhe modesti, pasi vendet e vogla kanë ndikim të kufizuar në vendimmarrjet e mëdha gjeopolitike. Kalemaj u ndal edhe te perceptimi se politika amerikane mund të ndikohet përmes lobimit apo praktikave korruptive, duke përmendur çështjen “McGonigal”. Ai theksoi se në SHBA lobimi është i rregulluar me...