“Nuk ka analiza pas datës 20 të çdo muaj”/ Ministrja e Shëndetësisë trondit qytetarët
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka deklaruar këtë të enjte, gjatë një daljeje për mediat pas mbledhjes së qeverisë ku u prezantuan disa vendime, se në QSUT pas datës 20 të çdo muaj nuk do të mund të kryhen analiza për pacientët e shtruar, për shkak të mungesës së fondeve. Ajo bëri me dije se aktualisht po mblidhen të gjitha të dhënat e nevojshme, ndërsa më pas do të kryhet një vlerësim i plotë për të adresuar situatën dhe për të gjetur zgjidhje. “Aktualisht po vlerësojmë, kemi të gjithë të dhënat, e mbi bazën e të dhënave planifikimin e mirë të shërbimit. Nuk duhet të mungojnë analizat dhe këtë po e adresojmë dhe do ta zgjidhim brenda këtij viti”, tha ministrja. Kjo...
Burimi:
ntv.al