Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Nuk jemi noterë të SPAK”, Rama: Nuk jam kryeministër i të paraburgosurve. Morëm 83 mandate dhe do flasim në 2029
Kryeministri Edi Rama nuk ka një qasje të re për kërkesën e SPAK për numrin dy të qeverisë së tij Belinda Balluku. Nuk pranoi se po mban një standard ndryshe për këtë rast në një kohë kur vetë ai, tre vite më parë deklaroi se “PS nuk është zyrë avokatie askujt që ka probleme me drejtësinë”. “Dhe kur rasti vjen në derën tonë, flas të pushtetit legjislativ, atëherë pushteti legjislativ duhet të shprehet. Nuk është noter i Prokurorisë. Këshilli i Mandateve nuk është një zyrë noterie, është një kuazi gjykatë quhet dhe Parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë“, tha Rama. “E dini ju çfarë janë ato 16 mijë faqe? Pyes për kuriozitet, ju e dini çfarë janë 16 mijë faqet që janë aty? Nuk janë...