‘Nuk i kurseu shqiptarët as në këto ditë festash”/ Bllokimi 12 orë i rrugëve, Salianji: Pasojë e keqqeverisjes
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas bllokimit për rreth 12 orë të aksit rrugor Prrenjas–Elbasan, duke e cilësuar situatën si pasojë të keqqeverisjes dhe administrimit të dobët të punëve publike nga qeveria e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, reshjet e borës dhe ngricat nxorën në pah dështimin e institucioneve për të garantuar qarkullimin normal dhe sigurinë e qytetarëve, edhe gjatë ditëve të festave të fundvitit. Ai thekson se akset rrugore në vend nuk mirëmbahen nga autoritetet përgjegjëse. “Standardi mizerabël i administrimit të punëve publike nga qeverisja e Edi Ramës nuk i kurseu shqiptarët as në këto ditë festash të fillimvitit!Mjaftoi pak borë dhe acar që të bllokohen nga ngricat dhe mungesa e mirëmbajtjes thuajse gjithë akset rrugore ku ra borë!”, shkruan Salianji....
Burimi:
sot.com.al