“Nuk gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të Qeverisë”/ Vendimi i GJK-së për Ballukun, Rama: Do e vazhdojmë këtë betejë

“Nuk gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të Qeverisë”/ Vendimi i GJK-së për Ballukun, Rama: Do e vazhdojmë këtë betejë

Në një seancë maratonë të premten, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese arritën të merrnin një vendim për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, pasi votat u ndanë 4 pro dhe 4 kundër, si rrjedhojë duke bërë që të mbetet në fuqi vendimi i GJKKO. Për këtë gjë, Kryeministri Rama ka reaguar në podcastin “Flasim”, duke thënë se Gjykata Kushtetuese nuk gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë shqiptare. “Shënimi i fundit i ditës, por jo për nga rëndësia, është ai që lidhet me Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të qeverisë së Shqipërisë me një mjet të paparë dhe të padëgjuar në botën demokratike, siç...