“Nuk fitohet duke vendosur gishtin te ata”, demokrati ja thotë në sy Berishës: S’shtyhet më me denoncime lart e poshtë, tregoni ç’do bëni ndryshe
Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha mbajti sot një bashkëbisedim me qytetarët në njësinë nr.2 Tiranë. Gjatë bashkëbisedimit një qytetar i tha Berishës se ka ardhur koha të ndalojnë denoncimet lart e poshtë sepse sipas tij tashmë dihet mirë se kush janë hajdutërit dhe kërkoi ndryshim konkret nga PD për të fituar elektoratin që nuk e voton. “Që PD të fitojë mbështetjen e popullit ka vetëm një ka vetëm disa rrugë të qarta. Kam dëgjuar disa foltore doktor dhe nuk më kanë pëlqyer sepse nuk duhet të vendosim gishtin te Rama apo Balluku, por të tregojmë se çfarë do bëjmë ndryshe sepse kështu i mbushet mendja asaj pjesës tjetër që nuk na voton. Janë hajdutër mjafton një herë t’ua themi një herë. Na mungon uji,...
Burimi:
top-channel.tv