“Nuk është çështje partie”, Spiropali për Bordin e Paqes: Ftesa e Trump për Ramën jo e zakonshme…

“Nuk është çështje partie”, Spiropali për Bordin e Paqes: Ftesa e Trump për Ramën jo e zakonshme…

elisa spiropali TIRANË- Ditën e sotme u miratua me 13 vota pro projektligji për Bordin e Paqes për Gazën, në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit. Pas votimit në Komisionin e Jashtëm, ky projektligj u diskutua edhe në seancën plenare. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj theksoi se pjesëmarrja në këtë mekanizëm nuk është një çështje partie, por një çështje shteti, e cila mbetet e rëndësishme pavarësisht se kush drejton qeverinë. Ajo theksoi se Bordi i Paqes lind në një kohë të vështirë, ku ndryshimet globale po ndodhin me shpejtësi dhe ku konfliktet e vjetra po thellohen, duke rritur nevojën për qasje të reja dhe për përgjegjësi reale nga vendet që ulen në tryezën ndërkombëtare. Spiropali: Pak ditë më parë,...