“Nuk e prish unë procesin e integrimit”, Spiropali i përgjigjet Tabakut: Jorida është e shqetësuar për pengesat që na dalin, rrini të qetë, negociatat do të mbyllen
Nga seanca plenare ku prezantoi Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, tha se raportet ndërkombëtare për Shqipërinë tregojnë se vendi ynë po bën progres në rrugën drejt BE-së. Duke iu drejtuar deputetes së PD-së, Jorida Tabakut, Spiropali tha se askush nuk e mban dot peng procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe negociatat do të mbyllen brenda vitit 2027. “Jo vetëm që nuk ka mbrojtje të askujt, as akuzat s’i bëjmë ne, as në gjykatë nuk i mbrojmë ne, as institucionet e pavarura nuk i kontrollojmë ne. Ne shohim raportin e progresit të BE-së që si duket nuk e keni lexuar. Sa herë një reporter nuk ka folur në favorin tuaj, ju i keni shpallur shokë partie. Drafti...
Burimi:
top-channel.tv