“Nuk do të pyesim për ty, do të marrësh fatin që meriton”/ Berisha thirrje për protestën e dytë kombëtare: Të tregojmë fuqinë tonë
Opozita vijoi me protestën e radhës të mbajtur përpara Kryeministrisë, të quajtur “Foltore 2”. Në fjalën e tij, lideri i PD-së, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e dytë kombëtare më 24 janar. “Të dashur miq, viti 2026 do shkruhet me gërma të arta në muret e kohës si viti i anti-diktaturave, si viti në të cilin popujt e autokracive arritën t’i përmbysin njëra pas 6jerës ato. Prej dy javësh, rrugët e Teheranit janë të mbushura me opozitarë të guximshëm trima, të cilët pavarësisht nga masakrat, breshëritë e Ajetullahëve, ecin të sigurt drejt fitores. Asgjë nuk mund të ndalë një popull të vendosur për të mbrojtur idealët e lirisë. Asgjë nuk mund të ndalë hovin e tyre për të triumfuar....
Burimi:
top-channel.tv