“Nuk do përmend trafikantët, shikoni veten”! Rama: Shqipëria nuk vuan nga korrupsioni dhe krimi, i kemi lënë pas

“Nuk do përmend trafikantët, shikoni veten”! Rama: Shqipëria nuk vuan nga korrupsioni dhe krimi, i kemi lënë pas

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e dytë të eventit Matchmarket Albania. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria nuk është një vend që vuan nga krimi dhe korrupsioni dhe këtë, sipas tij, e tregojnë faktet. Më tej, Rama tha se Shqipëria është një vend që pret 12 milionë turistë dhe 1.6 miliardë euro investime në vit dhe shtoi se kjo tregon se vendi nuk vuan nga korrupsioni, pasi e ka lënë pas këtë.  “Nuk do të përmend trafikantët, xhirot dhe qarkullimin e drogës nëpër botë, nuk do të bëj asnjë lloj krahasimi. Kjo nuk do të thotë se jemi më të mirë se të gjithë. Por për gjithkënd që thotë jemi më të këqij, i them shihni veten,...