Noka pas takimit me protestuesit e arrestuar: Pushteti i horrave do të marrë fund, po mbajmë shënim çdo emër
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, pas një vizite tek protestuesit e shoqëruar në ambientet e policisë pas protestës së 22 marsit, i ka cilësuar ata si “të arrestuar politikë të narkoregjimit”. Në një deklaratë për mediat, Noka tha se protestuesit ishin me moral të lartë dhe më të motivuar se kurrë për betejën kundër qeverisë. Sipas deputetit demokrat, të ndaluarit janë “viktima politike të mllefit të një regjimi që po jep shpirt”. Ai përcolli mesazhin e tyre se nuk do të ketë dorëzim dhe se arrestimet vetëm sa i kanë shtuar vendosmërinë për vazhdimin e protestave. "Protestat dhe revoltat vetëm se do shtohen dhe arrestimi politik vetëm se ka motivuar më shumë për këtë betejë," u shpreh Noka. Duke përdorur një gjuhë të ashpër,...
Burimi:
syri.net