Noka: Më 10 shkurt, të gjithë para kryeministrisë! Misioni ynë, rrëzimi i ideatorit të narkoshtetit, Edi Rama

Noka: Më 10 shkurt, të gjithë para kryeministrisë! Misioni ynë, rrëzimi i ideatorit të narkoshtetit, Edi Rama

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, vazhdoi takimet me demokratët në pritje të protestës kombëtare të datës 10 shkurt. Gjatë takimit në Kamëz, Noka u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me protestën në orën 17:00 para kryeministrisë. Në postimin e tij në Facebook, Noka thekson se PD ka denoncuar çdo aferë të Ramës dhe sipas tij, të gjitha denoncimet e opozitës kanë rezultuar të vërteta. Postimi i plotë: PD ka denoncuar publikisht me dokumente çdo aferë të KM Rama që nga dita e marrjes së detyrës. Të gjitha deklaratat e bëra nga foltorja e PD-së, që u trajtuan fillimisht si sulme politike ndaj qeverisë, rezultuan të vërteta fund e krye. Ministra, kryebashkiakë e funksionarë të lartë ranë të gjithë njëri pas tjetrit. Misioni ynë...