Njeriu që i ka shkaktuar gjysëm miliardë euro dëm arkës se buxhetit kërcënon gjykatat për vendimet e tyre, ja gjobat…
Shqipëria përballet me një faturë financiare alarmante që i afrohet gjysmë miliardë eurove, mes arbitrazheve të humbura, vendimeve gjyqësore dhe dëmshpërblimeve që rëndojnë mbi taksapaguesit. Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer dje publikisht ndaj sistemit të drejtësisë, duke e quajtur situatën “pavarësi të papërgjegjshme”. Sipas tij, 92 raste janë fituar nga ish-gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vettingu, me një faturë prej rreth 12 milionë eurosh nga buxheti i shtetit. Rama pretendon se këto vendime po trajtojnë si “viktima” persona që, sipas tij, janë larguar me të drejtë nga sistemi. Por përballë deklaratave të ashpra, shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve e kanë akuzuar kryeministrin për ndërhyrje politike dhe presion ndaj drejtësisë. Ndërkohë, në frontin ndërkombëtar, Shqipëria përballet me kosto të rënda nga arbitrazhet. Çështja “Hydro dhe...
Burimi:
sot.com.al