“Një vend që kumbon pa fjalë”, Rama mbërrin në Izrael, bën vizitën e parë në Nova Site
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë mbërritur në Izrael, ku ndalesa e parë është Nova Site. “Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë”, shkruan kreu i qeverisë, ndërsa ka ndarë dhe foto. Rama u prit nga Major Liad Diamond, i cili shërben si zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF). “Nova Site, Izrael Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes“, shkruan Rama. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv