Një portret psikologjik dhe politik për Edi Ramën

Një portret psikologjik dhe politik për Edi Ramën

Një portret psikologjik dhe politik për Edi Ramën Nga Ndriçim KULLA Edi Rama është, pa dyshim, një prurje e pazakontë në politikën shqiptare, por jo në kuptimin fisnik të fjalës. Ai është një fenomen i rrallë i vetëmitizimit patologjik, një individ që e ka ndërtuar karrierën jo mbi ide, institucione apo përgjegjësi, por mbi estetikën e vetes. Thuhet se është piktor. Unë nuk e kam besuar kurrë. Ai vetë këmbëngul që kështu të quhet. Madje e kërkon këtë epitet me një ngulm që shkon përtej krenarisë: i duhet për të justifikuar pushtetin. Por këtu fillon çarja psikologjike: ai nuk do të njihet si piktor për veprën, por si artist për pozitën. Në rastin e Ramës, arti nuk është pasion dhe proces, por është alibi në...