“Një pagë që s’më ngrihet sa ç’dua unë, është një pagë e ulur”, Rama i përgjigjet edhe Prokurorëve: Po për shkelmimin e prezumimit të pafajësisë, keni gjë për të thënë?

“Një pagë që s’më ngrihet sa ç’dua unë, është një pagë e ulur”, Rama i përgjigjet edhe Prokurorëve: Po për shkelmimin e prezumimit të pafajësisë, keni gjë për të thënë?

Edi Rama: Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re – ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim – e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar “që të mos ulen pagat”!!! Pra, orvajtja absurde e kategorisë më të privilegjuar të piramidës së pagave të shtetit shqiptar, për t’ia rritur akoma më shumë pagat vetes me gjyq, tani na del si përpjekja e një grupi të diskriminuar nga qeveria, për të ndaluar uljen e pagave!!! A e kuptoni apo jo se çfarë quhet “ulje pagash” në fillin e çuditshëm të këtij arsyetimi? Mosngritja e pagave aq sa duan shoqatat e gjyqtarëve!!! Pra, shqip, një pagë që s’më ngrihet sa ç’dua unë, është një pagë e ulur!!! Duket...