Një muaj protestë të pandërprerë/ Lapaj dëmtohet në kokë nga bombola e gazit dhe përfundon në spital, ndërhyrje për…
Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka mbetur i plagosur në kokë mbrëmjen e djeshme, pasi Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë, të cilët prej rreth një muaji zhvillonin një protestë të pandërprerë përpara godinës së Kryeministrisë. Gjatë ndërhyrjes nga forcat e policisë, dyshohet se Lapaj ka pësuar dëmtime në kokë, të shkaktuara nga një bombol gazi. Burime bëjnë me dije se policia ka larguar me mjete të posaçme disa nga pajisjet dhe mjetet e përdorura nga protestuesit gjatë qëndrimit të tyre. Pas incidentit, në vendngjarje është thirrur ambulanca dhe Lapaj është transportuar drejt spitalit të Traumës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Kujtojmë se protesta e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kishte nisur më 8 dhjetor dhe zhvillohej pa ndërprerje përpara Kryeministrisë.
Burimi:
sot.com.al