Një mision për Sali Berishën: Krijimi i eminencës blu brenda PD
Nga Melisa Braci Qeveritë rrëzohen me një votë. Liderët ngrihen dhe bien me ciklet e kohës. Epokat politike shpallen me bujë dhe mbyllen në heshtje. Por përtej këtij teatri të përhershëm të politikës, ekziston një dimension tjetër: më i thellë, më i qëndrueshëm dhe më pak i prekshëm nga momenti. Është një pushtet që nuk bërtet, nuk shfaqet, nuk kërkon duartrokitje. Dhe megjithatë, është ai që mbetet kur gjithçka tjetër ka kaluar. Ky është pushteti që nuk matet as zgjidhet me vota, por me kohë. Nuk ndërtohet në podiume, por në korridore. Nuk lidhet me emocionin e çastit, por me disiplinën e vazhdimësisë. Është ai rend i padukshëm që mban në këmbë një forcë politike edhe kur figura që e kanë dominuar atë dalin nga...
Burimi:
syri.net