Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Një jetë mes sfidave dhe vendimeve të mëdha/ Rrëfimi i Sali Berishës
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë këtë të preme një rrëfim ndryshe mbi jetën e tij, duke u ndalur edhe në vitet e fëmijërisë. I ftuar në një podcast, Bërisha foli me nostalgji për vitet e para të jetës në Tropojë, teksa tregoi edhe detaje nga jeta e tij me vëllain, motrën dhe prindërit. “Është ajo kohë, ajo stinë jete që ka përcaktuar jo pak në ADN-në time. Është ai mjedis, ajo tërësi rrethanash që, në një mënyrë ose në një tjetër, më ka ndjekur si element i karakterit tim. Ki parasysh një gjë: një fëmijë në një familje patriarkale. Kam lindur si anëtari i 20-të i asaj familjeje, e cila do të ndahej pak më vonë, në një familje të mëkëmbur, që kishte një çiflig...