Një ditë pas “tërmetit” në kabinet, Rama mblodhi për 30 minuta qeverinë! Nga Spiropali te…Kush mungoi në mbledhje?

Një ditë pas “tërmetit” në kabinet, Rama mblodhi për 30 minuta qeverinë! Nga Spiropali te…Kush mungoi në mbledhje?

edi rama-kryeministria TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë mëngjesin e kësaj të premteje në Kryeministri. Bëhet fjalë për mbledhjen e përjavshme, e shtyrë prej dy ditësh. Mësohet se në mbledhjen që zgjati 30 minuta, nuk kanë marrë pjesë ministrat e rinj të zgjedhur prej tij. Gjithashtu, mbledhjes nuk iu bashkuan as tre ministrat e shkarkuar, konkretisht: Elisa Spiropali, Pirro Vengu dhe Belinda Balluku, e cila tashmë e shkarkuar Balluku nuk merr pjesë në mbledhjet e qeverisë që pas rikthimit të masës së pezullimit. Mbledhja e sotme erdhi vetëm disa orë pas asaj të Grupit Parlamentar të PS-së, ditën e djeshme, ku kryeministri Rama prezantoi riorganzimin me ndryshimet e befasishme në kabinetin qeveritar.  Riorganizimi la jashtë kabinetit qeveritar Belinda Ballukun, e cila mbante dy postet si zëvendëskryeministre dhe ministre...