Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë, opozitës i mohohet fjala në Kuvend

Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë, opozitës i mohohet fjala në Kuvend

Një ditë pas protestës, Sali Berisha mblidhi foltoren në kryeqytet para Kryeministrisë, aty ku u hodhën molotovë dhe lëndë piroteknike. Berisha tha se kryengritja ishte paqësore, dhe do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë. Lideri i opozitës tha se “ne nuk marrim pushtet me dhunë”.  “Ne dje zgjodhëm jo fjalimet, por zgjodhëm zërin, zemërimin, ndjenjat e qytetarëve për të nderuar një ditë të madhe. Ne zgjodhëm revoltën qytetare për të dëshmuar se PD, e cila 34 vite më parë solli në këtë vend sistemin demokratik, nuk pajtohet kurrë me diktaturën e drogës, krimit, dhunimit të shtetit dhe të qytetarëve shqiptarë. Pra, revolta jonë e djeshme apo kryengritja jonë paqësore, më shumë se çdo gjë tjetër ishte një zotim qytetar se ashtu siç përmbysëm 34...