Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Rama takim në selinë e PS me deputetët e qarkut të Tiranës

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Rama takim në selinë e PS me deputetët e qarkut të Tiranës

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mesditën e sotme deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e Partisë Socialiste. Mbledhja ka nisur në orën 14:00, ndërsa deri më tani nuk dihet se ku do të përqëndrohen diskutimet.  Takim i Ramës me socialistët në selinë rozë, vjen një ditë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste. Mëngjesin e së martës, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Rama mblodhi Kryesinë, ku u diskutua mbi zgjedhjet brenda partisë, caktimin e datës për Asamblenë e PS-së, si dhe zhvillimet e fundit të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe pasojat ekonomike që mund të sjellë te ne. Në mbledhjen që zgjati vetëm 30 minuta, Rama kërkoi nisjen e takimeve me strukturat dhe mbështetësit në terren, si pjesë e një procesi riorganizimi dhe...