Një ditë pas Asamblesë, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Një ditë pas Asamblesë, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 10:00 drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste. Mbledhja vjen pas ndryshimeve të drejtuesve politikë të 6 qarqeve, të prezantuara ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë së PS të mbajtur në Durrës. Në fokus të mbledhjes pritet të jetë analiza e procesit zgjedhor brenda strukturave të partisë, si dhe organizimi i mëtejshëm në nivel lokal pas riorganizimeve të fundit. Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste u mblodh këtë të shtunë për më shumë se 3 orë në Durrës, duke çelur zyrtarisht fushatën për garën brenda partisë. Gjithashtu, Rama foli edhe tek çështje të tjera me rëndësi, teksa deklaroi se brenda këtij sesioni parlamentar do të çojnë para ligjin për referendum. Kreu...