Një ditë para gjykimit paraprak, Veliaj refuzon avokaten falas: Nuk e njeh dosjen, s’mund të flasë në emrin tim
Në seancën me dyer të mbyllura, burimet i thanë gazetares së Top Channel Anila Hoxhës, se Veliaj ka refuzuar avokaten e caktuar kryesisht nga gjykata dhe ka kundërshtuar çdo formë mbrojtjeje të realizuar prej saj, duke argumentuar se ajo nuk ka njohje reale mbi dosjen penale dhe se një përfaqësim i tillë është në kundërshtim të plotë me interesat dhe strategjinë e tij të mbrojtjes dhe nuk përfaqëson vullnetin e tij. Sipas Veliajt, e drejta për mbrojtje nuk mund të reduktohet në një prani formale avokati, por kërkon njohje efektive të provave dhe aftësi reale për t’i kundërshtuar ato. Ai ka bërë të ditur se të premten ka testuar profesionalisht avokaten e caktuar nga gjykata, nga ku ka rezultuar se ajo nuk kishte njohuri reale...
Burimi:
top-channel.tv