Burimi:
tesheshi.com
Foto © tesheshi.com
Një dhuratë ajrore e Erdoganit për Ramën
Bash në kohën e një stine të ftohtë në reportet mes Tiranës dhe Ankarasë, më saktë mes Erdoganit dhe Ramës, thënë kjo krahasimisht me marrëdhënien e tyre atipike deri pak vite më parë, si të ishin vërtet vëllezër, vjen lajmi se Turqia i bën Shqipërisë një dhuratë të vyer: një avion qeveritar! Sicc shkruan Turkiye Today, flota ajrore kryesore e Turqisë, Turkish Airlines, do t’ia transferojë pronësinë e një Airbus A319‑115J, një avion i konfiguruar nga qeveria me vlerë 11.9 milionë dollarë, qeverisë shqiptare sipas një marrëveshjeje dypalëshe granti si pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike midis dy vendeve. Sipas marrëveshjes së publikuar në Gazetën Zyrtare të enjten, avioni, i regjistruar si TC-GVC me numër serial 1002 dhe i prodhuar në...