Një bjellorus në bordin e Korporatës Shqiptare të Investimeve

Një bjellorus në bordin e Korporatës Shqiptare të Investimeve

Nga Basir Çollaku (ose pak sevda ruse..) Valery Viljamoviç Tsepkalo, (ar)miku i dashur i Lukashenkos Lista e bordit të Korporatës Shqiptare të Investimeve, mbyllet me një emër që nuk tingëllon shqip: Valery Tsepkalo. Në fakt ky person është natyralizuar shqiptar në 11 prill 2025 me dekret të presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Por ai është bjellorus. Me një karrierë shumë të pasur diplomatike, politike e afariste. I sapodiplomuar në 1991 nga Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, në moshën 26-vjeçare emërohet menjëherë dhe direkt diplomat në Ambasadën Sovjetike në…Helsinki. Vendin më sensitiv perëndimor fqinj me BRSS… Në 1993, Këshilltar për politikën e Jashtme i Kryetarit të Parlamentit Bjellorus. Në 1994, në shtabin elektoral të kandidatit për president të Bjellorusisë…Aleksandër Lukashenko. 1994-1997, zv. Ministër i parë...