Nisma për ‘Statusin e Minatorit’, Tabaku: Synohen paga më të mira e ulja e moshës së daljes në pension
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka risjellë në fokus nismën për miratimin e “Statusit të Minatorit”, propozim ligjor që është depozituar prej 1 viti për shqyrtim. Tabaku thotë se kjo është një punë e gjatë së bashku me minatorët, të cilët kërkojnë kushte të mira pune dhe paga dinjitoze. Sipas Tabakut, propozimi synon përmirësimin e kushteve të punës, organizimin përmes kontratave kolektive dhe mbi të gjitha rritjen e përfitimeve financiare për minatorët, si dhe uljen e moshës së daljes në pension. “Gjatë të 3 viteve të fundit bashkë me një grup minatorësh jemi përpjekur shumë për të sjellë statusin e minatorit si propozim ligjor në parlament. Më në fund është duke u diskutuar. Statusi i minatorit është një domosdoshmëri për një nga profesionet më të vështira, me...
Burimi:
sot.com.al