Nisma e PS për ndalimin e pezullimit të ministrave nga SPAK, Gonzato: Do e konsultojmë me qeverinë, të mos preket Reforma në Drejtësi e 2016

Nisma e PS për ndalimin e pezullimit të ministrave nga SPAK, Gonzato: Do e konsultojmë me qeverinë, të mos preket Reforma në Drejtësi e 2016

Partia Socialiste ka çuar në Parlament një draft për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale që pengon pezullimin nga detyra të Presidentit, Kryeministrit, zv.kryeministrit, ministrave dhe gjyqtarëve të Kushtetueses. I pyetur për këtë iniciativë ligjore në konferencën e sotme për shtyp, kreu i Komisionit të Jashtëm në PE, David McAllister, preferoi që t’ia linte përgjigjen ambasadorit të BE-së në vendin, Silvio Gonzato. Ky i fundit tha se nuk kishte koment specifik për çështjen, por qëndrimi i Brukselit është i qartë: të mos preket reforma në Drejtësi e 10 viteve më parë. “Ne I ndjekim nga afër të gjitha nismat e qeverisë që kanë lidhje me shtetin ligjor. Jo vetëm që jemi të merakosur lidhur me harmonizimin e tyre me ligjet e BE-së, por që të...