Nisma e PS për ndalimin e pezullimit nga detyra të krerëve të shtetit, Berisha: Nuk e votojmë kurrën e kurrës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashtoi çdo mundësi që opozita të votojë në Parlament ndryshimet ligjore në Kodin Penal për ndalimin pezullimit nga detyra të krerëve të lartë të shtetit. Duke folur pas daljes nga SPAK, ai foli edhe për draftin e amnistisë që do të shkojë në Kuvend, për të cilin tha se nuk do të pranojë që të lirohen personat e dënuar për korrupsion. Zoti Berisha, së shpejti në parlament do të mbërrijë një projektligj për amnistinë penale. Edhe pse mazhoranca i ka votat e nevojshme, cili do jetë qëndrimi i deputetëve të opozitës? Sali Berisha: Qëndrimi i deputetëve të opozitës është i qartë, absolutisht asnjë person i dënuar për korrupsion nuk mund të përfitojë nga amnistia penale. Asnjë punonjës i kësaj...
Burimi:
top-channel.tv