Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh
Ka nisur protesta kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë. Kreu i PD Sali Berisha ka dalë nga selia e PD i ndjekur nga deputetët dhe anëtarët e PD. PD kërkon me protestën e sotme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Më parë në një postim në rrjetet sociale, Berisha iu drejtua me një mesazh qytetarëve ku e quajti ditën e sotme, si ditën kur populli opozitar i bën gjyqin kreut të qeverisë. “Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan ai. Më parë Berisha ka kërkuar që të ndalohet presioni mbi drejtësinë, çka sipas...
Burimi:
javanews.al