Nis Samiti i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, Rama: Nën kujdesin e Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë!

Nis Samiti i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, Rama: Nën kujdesin e Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë!

foto nga takimi TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, i cili po zhvillohet në Dubai. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë foto krah Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, i cili ka organizuar Samitin.  "Abu Dhabi – Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i Shqipërisë", shkruan Rama.  Eventi mbledh së bashku krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të lartë të biznesit, institucioneve ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, për të diskutuar mbi sfidat aktuale dhe perspektivat e së ardhmes në fusha si energjia e rinovueshme, mbrojtja e mjedisit, inovacioni dhe ekonomia e gjelbër./ZËRI