Nis puna për Reformën Zgjedhore, PS-PD: Ligji i parë që do të kalojë është ai për financimin e partive

Nis puna për Reformën Zgjedhore, PS-PD: Ligji i parë që do të kalojë është ai për financimin e partive

Mazhoranca dhe opozita rinisën punën për Reformën Zgjedhore, pas disa javë ngërçi për shkak të tensioneve politike me të cilat u shoqërua zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit. Në këtë mbledhje të parë për këtë vit, në emër të PS Damian Gjiknuri shprehu gatishmërinë për konsensus për të gjetur gjuhën e kompromisit për rregullat e përbashkëta për betejën elektorale “Përtej tensioneve politike, kjo është një gjë e nevojshme se në fund të fundit pushtetet apo pretendentët për pushtet do të përballen në zgjedhje dhe detyra jonë është të vëmë rregulla sa më të mira me qëllim që të mundësojmë garën e ndershme. Kushdo që aspiron të vijë në pushtet ka vetëm një rrugë nëpërmjet zgjedhjeve”, tha Gjiknuri. Palët kanë rënë dakord që ligji i...