Nis protesta përpara Kryeministrisë, Luçiano Boçi: Duhet ta shembim këtë qeveri

Nis protesta përpara Kryeministrisë, Luçiano Boçi: Duhet ta shembim këtë qeveri

Partia Demokratike ka organizuar protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë. I pari që e mori fjalën në podium ishte zv/kryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi, i cili i bëri thirrje protestuesve që synimi i opozitës është të rrëzojë qeverinë. “Sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik. Nuk jemi mbledhur sot as për t’u parë me urrejtje nga perdet dhe dritaret e frikës së pushtetit. Të dashur miq, ne jemi këtu sepse ne vlerësojmë jetën, ne jemi këtu sepse na ka thirrur dashuria e familjes, adhurimi për zotin dhe kombin, na ka thirrur dinjiteti ynë, rezistenca, shpirti dhe zemra opozitare. Ne jemi thirrur këtu nga guximi dhe detyra jonë për të luftuar deri në fund. Ne jemi këtu sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin...