Nis protesta e opozitës dhe seanca plenare, Berisha dhe mbështetësit mbërrijnë në Parlament
Ka nisur protesta e opozitës në Tiranë. Kreu i PD, Sali Berisha, së bashku me deputetët dhe mbështetësit demokratë mbërritën në Parlament. Para se të hynte në Kuvend, Berisha mbajti një fjalë para Kuvendit dhe mbështetësve, ku tha “Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të kësaj gjendje dhe të kësaj situate dramatike që përjeton vendi. Në një kohë kur Edi Rama, njeriu më i poshtëruar në detyrë sot, në të gjithë hapësirën e Bashkimit Europian dhe më gjerë, nuk ka sot një kryeministër të poshtëruar para botës dhe popullit të tij siç është Edi Rama. Është i poshtëruar sepse po shkelmon ligjet dhe Kushtetutën për të mbrojtur vjedhjet e tij“. Ndërkohë në orën 10:00 nisi dhe seanca plenare. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv