Nis procesi votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Degës së PD Vlorë

Nis procesi votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Degës së PD Vlorë

Sot, më 15 mars, pranë Degës së Partisë Demokratike në zonën e Skelës në Vlorë, po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të degës së PD Vlorë. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë në 18:00. Në garë për drejtimin e degës janë dy kandidatë: Nada Meçorapaj, ish-deputete dhe aktualisht sekretare e degës së PD në Vlorë, si dhe Daling Banushi, anëtar i kryesisë së PD Vlorë. Sipas informacioneve nga vendi i votimit, procesi ka nisur i qetë, ndërsa është vënë re edhe një interes i konsiderueshëm nga anëtarët e Partisë Demokratike në Vlorë për të marrë pjesë në votim. Në këtë proces zgjedhor kanë të drejtë vote rreth 1500 anëtarë të PD Vlorë, të cilët do të...